Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
U kap me kokainë, Gjykata jep vendimin për vajzën e Eli Farës
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Marina Farën, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, e cila u ndalua një ditë më parë pasi u kap me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë. 39-vjeçarja, e regjistruar në dokumente me emrin Roxhensa Kapurani, u ndalua në zonën e Vorës, ku gjatë kontrollit iu gjetën 4.4 gram kokainë, e fshehur në portofol. Gjatë dëshmisë përpara Policisë, ajo ka deklaruar se lënda ishte për përdorim personal. Kjo nuk është hera e parë që Marina Fara del në vëmendjen e autoriteteve. Pesë vite më parë, ajo ishte përfshirë në dosjen e operacionit “Mezhgorani”, ku u arrestuan mbi 30 persona të dyshuar për trafik droge. Në atë kohë, ajo dyshohej se kishte ndihmuar dy...