Koreja e Jugut qëllon të shtëna paralajmëruese pasi trupat koreano-verior kaluan kufirin, reagon Peniani: Provokim serioz

Koreja e Jugut qëllon të shtëna paralajmëruese pasi trupat koreano-verior kaluan kufirin, reagon Peniani: Provokim serioz

Koreja e Veriut paralajmëroi Korenë e Jugut kundër rrezikut të një konflikti pasi ushtria koreano-jugore qëlloi me të shtëna paralajmëruese në përgjigje të një kalimi të shkurtër të kufirit nga forcat e Penianit. Incidenti, i cili ndodhi të martën, u zbulua nga Koreja e Veriut në ditën e parë të një turneu të huaj, fillimisht në Tokio, pastaj në Uashington, nga presidenti i ri i Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, i cili dëshiron të rifillojë dialogun midis vendit të tij dhe fqinjit të saj verior, të cilët teknikisht mbeten në konflikt. Incidenti u regjistrua ndërsa ushtarët e Koresë së Veriut po punonin për të mbyllur përgjithmonë kufirin tokësor që ndan gadishullin, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve të Koresë së Veriut KCNA, duke cituar gjeneralin, Ko...