‘Që të kesh etikë duhet të kesh moral!’/ Berisha ndan videon: Gazetari i gozhdon kriminelët elektoral!

‘Që të kesh etikë duhet të kesh moral!’/ Berisha ndan videon: Gazetari i gozhdon kriminelët elektoral!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rikthyer vëmendjen te një moment kontrovers gjatë një konference për shtyp të mbajtur më 1 korrik 2022 nga Kryeministri Edi Rama. Në atë kohë, gazetari Klevin Muka nga stacioni A2 CNN pyeti ministren Olta Xhaçka lidhur me një konflikt interesi, duke përmendur bashkëshortin e saj si investitor strategjik në sektorin e turizmit. Përgjigja e Ramës ishte e ashpër: ai i tha Mukës se nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë konferencë tjetër për shtyp për tre muajt e ardhshëm dhe se duhet të dërgohej në “riedukim” për atë që e konsideroi si sjellje joetike. Ky reagim i Kryeministrit nxiti kritika dhe polemika mbi lirinë e medias dhe etikën e qeverisë. Kreu i PD Sali Berisha ka shpërndarë...