Greqi/ Vajza 4-vjeçare shqiptare gjendet e mbytur në pishinë, arrestohet nëna

Greqi/ Vajza 4-vjeçare shqiptare gjendet e mbytur në pishinë, arrestohet nëna

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në ishullin Paxos të Greqisë, ku një vajzë 4-vjeçare shqiptare humbi jetën tragjikisht pasi u gjet e mbytur në një pishinë. E mitura ishte fëmija i vetëm i një familjeje shqiptare që prej vitesh jetonte dhe punonte në ishull Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi pasditen e së premtes, rreth orës 15:00. Vogëlushja ndodhej në kopshtin e shtëpisë së saj duke luajtur, kur për pak minuta i shpëtoi vëmendjes së nënës. Pas kërkimeve të dëshpëruara nga familjarët dhe fqinjët, ajo u gjet pa shenja jete në një pishinë rreth 150 metra larg banesës, në një vilë ku turistët ishin larguar, ndërsa në vend ndodhej vetëm kuzhinieri. 4-vjeçarja u dërgua menjëherë në Qendrën Shëndetësore të ishullit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të...