Rama vijon sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, paralajmëron “ditë të zeza” për magjistratët, si kryeministri po…

Rama vijon sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, paralajmëron “ditë të zeza” për magjistratët, si kryeministri po…

Kryeministri Edi Rama ka intensifikuar sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke paralajmëruar kështu “ditë të zeza” për magjistratët që pengojnë projekte në interes publik. Së fundmi (dje), Rama kritikoi ashpër gjyqtarin Klarent Demiri të Gjykatës Administrative të Tiranës, të akuzuar se ka penguar ekzekutimin e vendimit për çlirimin e një hapësire publike të zaptuar nga një lokal. Kryeministri shpërndau edhe foto të hapësirës dhe ironizoi vendimin e gjyqtarit, duke përdorur një emoji kocke për të theksuar pakënaqësinë. Ai theksoi se nga ky moment nuk do të ketë më tolerancë për përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor që cenojnë zbatimin e projekteve publike. Rama përmendi edhe raste të tjera, si prokuroren Elsa Gjeli dhe gjyqtarin Hazni Balliu, duke paralajmëruar se edhe për Demirin do t’i drejtohet organeve të...