Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mashtrimi i Ramës me digjitalizimin e shërbimeve: Paratë e shqiptarëve ‘rrush e kumbulla’ për administratën më të fryrë në histori
Kur u shpall “reforma e digjitalizimit”, premtimi i Ramës ishte: më pak burokraci, më pak sportele dhe më pak punësime në shtet. Sot, realiteti është krejt ndryshe. Sipas INSTAT, vetëm në vitin elektoral 2021 administrata publike u rrit me 12 mijë vetë, duke arritur në 185 mijë punonjës – shifër rekord që nuk ishte parë që prej vitit 2002. Në 2013, kur kryeministri aktual mori pushtetin, numri i të punësuarve në shtet ishte rreth 85-90-mijë. Pra, “shteti i vogël” është bërë më i madh se kurrë me Edi Ramën ne krye. Para që merren nga xhepat e shqiptarëve për patronazhistët dhe efiçensa e shteti po në shërbime ndaj qytetarëve është ku thërreth qameti. Edhe reforma territoriale, e menduar për të kursyer, në fakt solli 8,100...