Kuvendi i Republikës Sërpska miraton vendimin jokushtetues për mbajtjen e një referendumi

Kuvendi i Republikës Sërpska miraton vendimin jokushtetues për mbajtjen e një referendumi

Kuvendi Popullor i Republikës Sërpska (RS) miratoi të premten mbrëma një vendim antikushtetues për mbajtjen e një referendumi, në të cilin qytetarët e këtij entiteti do të duhet të shprehen mbi aktgjykimin e Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës kundër Millorad Dodikut dhe vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Bosnje e Hercegovinës me të cilin atij iu hoq mandati i presidentit të RS-së. Referendumi do të mbahet, sipas vendimit të miratuar, më 25 tetor të këtij viti. Vendimi për referendumin nuk është në përputhje me Kushtetutën e Bosnjë e Hercegovinës, e cila nuk parashikon mundësinë që entitetet të shpallin në mënyrë të pavarur referendume mbi vendimet e institucioneve shtetërore. Pyetja e referendumit, e cila u lexua në seancë nga shefi i Grupit Parlamentar të...