Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
“E pashë babin të qëllonte mamin me thikë”/ Horror në Volos, shqiptari vret gruan në sy të fëmijëve, e priti në shkallët e pallatit dhe…
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Volosit, Greqi, ku një burrë 40-vjeçar me origjinë shqiptare vrau gruan e tij 36-vjeçare, gjithashtu shqiptare, me të cilën kishte katër fëmijë. Pas aktit të rëndë, autori është larguar nga vendngjarja dhe ndodhet në kërkim nga policia.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Ngjarja ka ndodhur në pallatin ku banonte familja, në rrugën Konstanta. Sipas raportimeve, konflikti mes çiftit ka nisur në apartamentin e tyre dhe më pas ka vijuar në hyrje të pallatit, ku dyshohet se burri ka goditur për vdekje gruan me një mjet të mprehtë. Tragjikisht, një nga fëmijët ka qenë dëshmitar i ngjarjes, dhe mësohet se i ka thënë policisë: “E pashë babin duke e therur mamin me thikë.” Reklama...