Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Frident Kuqi dhe Likometat blejnë 100 mijë tonë naftë nga Albpetrol me 1 cent mbi çmimin dysheme
Një bashkim mes kompanive Europetrol Durrës Albania dhe Bitex Refinery janë shpallur fituese të ankandit për blerjen e 101 mijë tonëve naftë bruto nga Albpetrol. Dokumentat zyrtare të publikuara nga Albpetrol tregojnë se dy kompanitë e blenë sasinë e naftës me një çmim prej 0.0105 dollarë ose 1 cent për fuçi mbi çmimin dysheme. Nafta që Albpetrol shet del në ankand me një çmim dysheme. Këtë herë ky çmim ishte përcaktuar sipas formulës 77.45 % e Çmimit Brent – 4.07 USD/bbl + K. Ky është çmimi, nën të cilin ofertat nuk pranohen dhe skualifikohen automatikisht. Në formulën dysheme, Brent përfaqëson çmimin në USD/fuçi i Brent i Platts, -4.04 USD/fuçi është kosto mesatare totale (transport, magazinim, stokim, analizim produkti, sigurim), ndërsa K është vlera USD/fuçi e...