Zbardhet ngjarja në Kombinat/ Konflikti degradoi në të shtëna që rrezikuan jetën e kalimtarëve (Emrat)

Zbardhet ngjarja në Kombinat/ Konflikti degradoi në të shtëna që rrezikuan jetën e kalimtarëve (Emrat)

Ngjarja e ndodhur një ditë më parë në zonën e Kombinatit në kryeqytet është zbardhur nga policia.  Sipas informacioneve zyrtare, pas një konflikti për motive të dobëta, 28-vjeç Oltjon Asllani (Vodollari) ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin dy shtetas, duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve aty pranë. 28-vjeçari është vënë tashmë në pranga nga policia, ndërsa është arrestuar dhe 30-vjeçari, Serxho Bajza, i cili dyshohet se drejtonte automjetin nga ku autori qëlloi me armë zjarri. Bëhet po ashtu me dije se lidhur me ngjarjen janë proceduar penalisht edhe katër persona të tjerë, të cilët janë konfliktuar fizikisht me 2 të arrestuarit. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale. NJOFTIMI I...