Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Nuk kishte për qëllim të rrëzonte Putinin’, nëna e Prigozhin rrëfen takimin e fundit me të birin: Dukej i pashpresë…
Në një intervistë rrallë për mediat ruse, nëna e Yevgeny Prigozhin ka zbuluar se themeluesi i grupit famëkeq Wagner ishte i vetëdijshëm se nuk do të shpëtonte gjallë pas rebelimit të dështuar ndaj komandës ushtarake ruse në verën e vitit 2023. “Kur e pashë për herë të fundit, dukej i dënuar( i pashpresë)”, tha Violetta Prigozhina për gazetën ruse Fontanka, duke kujtuar takimin e fundit me të birin një javë përpara se të vdiste në rrëzimin e avionit të tij privat. E pyetur nëse e kishte parashikuar vdekjen, ajo u përgjigj: “Sigurisht.” Prigozhin, i cili drejtonte Wagner, vdiq dy muaj pas përpjekjes për grusht shteti, kur forcat e tij morën kontrollin e qytetit jugor Rostov-mbi-Don dhe marshuan drejt Moskës. Rebelimi u ndal papritur, rreth 193 kilometra...