Tragjike në Paxos/ Vajza 4‑vjeçare shqiptare humb jetën në pishinë, arrestohet nëna e të miturës

Tragjike në Paxos/ Vajza 4‑vjeçare shqiptare humb jetën në pishinë, arrestohet nëna e të miturës

foto ilustruese GREQI-Një ngjarje e rëndë ka trinditur ishullin e Paxosit në Greqi, ku një vajzë katërvjeçare me origjinë shqiptare u gjet e mbytur në pishinën e një vile turistike, rreth 150 metra larg nga shtëpia e familjes së saj. Vila ishte bosh, pasi turistët që qëndronin në shtëpi ishin larguar. Ngjarja ndodhi gjatë pasdites së djeshme rreth orës 15:00, teksa e mitura po luante në oborrin e shtëpisë ku u zhduk papritur. Familjarët dhe fqinjët nisën menjëherë kërkimet, por trupi i vogëlushes u gjet pak çaste më vonë nga kuzhinieri i vilës, i cili kishte shkuar në vilë për të nisur punën. Më pas 4-vjeçarja u dërgua në Qendrën Shëndetësore të ishullit për ndihmën e parë mjekësore, por përpjekjet e mjekëve për ta rithyer...