Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
‘Male të pastra’, Rama thirrje për t’iu bashkuar aksionit të pastrimit më 26 gusht: Do zhvillohet në 10 parqe
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mëngjesin e së shtunës një mesazh për qytetarët, duke i ftuar t’i bashkohen aksionit “Male të Pastra”, i cili do të zhvillohet më 26 gusht në dhjetë parqe kombëtare dhe natyrore të vendit. Kreu i qeverisë shprehet se kujdesi ndaj natyrës është përgjegjësi e përbashkët, ndaj kontributi i gjithsecilit do të ishte i rëndësishëm. “Mirëmëngjes dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në dhjetë parqe kombëtare e natyrore në datën 26 gusht, si një kontribut modest i gjithësecilit e njëkohësisht mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.