Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Do preferoja të mos isha në takimin Putin-Zelensky”, Trump: Do ta shohim nëse do të punojnë së bashku
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se “do të preferonte të mos” ishte i pranishëm në një takim midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit rus Vladimir Putin. Sipas Sky News, shefi i Shtëpisë së Bardhë e bëri këtë deklaratë për gazetarët të premten. “Do të shohim nëse Putin dhe Zelensky do të punojnë së bashku. E dini, kjo është pak si vaji dhe uthulla. Ata nuk shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, për arsye të qarta. Por do ta shohim. Dhe pastaj do të shohim nëse do të më duhet të jem atje [në takimin e udhëheqësve të Rusisë dhe Ukrainës]. Do të preferoja të mos isha”, citohet të ketë thënë Trump. Kujtojmë se më 19 gusht, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, theksoi se administrata...