Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Fondi i zhvillimit të filmit të gjatë artistik në SEE Cinema Network, aplikimet deri më 15 shtator
Shtëpitë filmike shqiptare mund të aplikojnë në fondin e zhvillimit të filmit të gjatë artistik në SEE Cinema Network deri më 15 shtator. Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) kanë të drejtë aplikimi projekte filmi të gjatë artistik në fazë zhvillimi dhe projekte shqiptare me të paktën një bashkëprodhues nga vendet anëtare të SEE CN: Shqipëri, Bullgari, Qipro, Greqi, Kosovë, Mal i Zi, Rumani, Serbi. “Procedura e aplikimit: Shtëpitë filmike aplikojnë dhe ngarkojnë dosjen e projektit drejtpërdrejt në portalin e SEE Cinema Network”, thuhet në njoftimin e QKK. Pas përfundimit të afatit të aplikimit (15 shtator 2025), QKK shqyrton projektet e paraqitura nga Shqipëria për përmbushjen e kritereve dhe përzgjedh 2 projekte. “Dy projektet e përzgjedhura u dërgohen përfaqësuesve të vendeve të tjera...