Blushi i PL sulmon qeverinë dhe mbron kryetarin: 18 aferat e Ramës që SPAK nuk i heton, gjyq publik në Kuvend…

Blushi i PL sulmon qeverinë dhe mbron kryetarin: 18 aferat e Ramës që SPAK nuk i heton, gjyq publik në Kuvend…

Partia e Lirisë akuzoi dje qeverinë për 18 afera në fusha të ndryshme, të cilat Prokuroria e Posaçme (SPAK) nuk i heton, ndërsa në krahun tjetër arreston opozitën. Sekretari i Përgjithshëm i subjektit, Tedi Blushi, doli dje me një deklaratë për mediat, ku tha se qeveria është e lidhur me organizatat kriminale dhe kartelet e drogës. Ai u shpreh se me nisjen e sesionit të ri, Kuvendi do të shndërrohet në sallën e gjyqit publik kundër Edi Ramës dhe ministrave të tij. “Sot rikujtojmë për të gjithë shqiptarët, se janë të paktën 18 afera të përbindshme korruptive dhe kriminale, të gjitha të kallëzuara penalisht në këtë institucion, ku vërtetohet katërcipërisht, përgjegjësia direkte personale e Kryeministrit, Edi Rama, për të cilat SPAK ka zgjedhur të heshtë...