Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Rama: Faza e parë e një ndryshimi të madh!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasditen e sotme lidhur me ndërhyrjen e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në një nga rrugët kryesore të Tiranës, ku janë liruar hapësira publike të zaptuara prej disa njësive private. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e përshkruan ndërhyrjen jo si një aksion të zakonshëm prishjeje, por si pjesë të një procesi më të gjerë urban. “Nuk është aksion, po faza e parë e një transformimi të ri, për Tiranën e për të tjera qytete më të pastër, më të gjelbër, po edhe me njësi shërbimi më bashkëpunuese e më miqësore me komunitetin”, shkruan Rama krahas videos së shpërndarë. Pamjet e publikuara tregojnë momentin pasi forcat e IKMT-së kanë larguar struktura të paligjshme në trotuare dhe hapësira...