Tirana fiton derbin me Partizanin dhe jep shenja mbijetese, Elbasani befason Egnatian dhe tenton “Final Four”

Tirana fiton derbin me Partizanin dhe jep shenja mbijetese, Elbasani befason Egnatian dhe tenton “Final Four”

Adriatik BALLA Java e 33-të e Kategorisë Superiore u mbyll mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet, ku u përplasën dy gjigantët e futbollit tonë, Tirana dhe Partizani, në një derbi emocionues mes tyre. Bëhet fjalë për një ndeshje që kishte vlerë veçanërisht për Tiranën, e cila pozicionohej në vend të fundit, e i duheshin me patjetër pikët. Tirana ia doli mbrëmë të thyente Partizanin me rezultatin 3-0, duke marrë një trepikësh që e ndihmon shumë në luftën për mbijetesë, pasi shkëputet me dy pikë nga fundi dhe tani ngjitet në vend të tetë, duke pasur besim se mund t’ia dalë të mbetet në elitë. Për Partizanin nuk ishte mbrëmja e duhur. Sfida ka folur gjatë gjithë ndeshjes për bardheblutë, të cilët kërkuan...