Pas takimit me Trump në Alaskë, Putin njofton se Moska është në bisedime me Uashingtonin për projekte të përbashkëta në Arktik

Pas takimit me Trump në Alaskë, Putin njofton se Moska është në bisedime me Uashingtonin për projekte të përbashkëta në Arktik

Presidenti rus, Vladimir Putin tha sonte se Moska është në bisedime me Shtetet e Bashkuara rreth projekteve të përbashkëta në Arktik dhe Alaska. Putin nuk dha detaje të mëtejshme. Si Rusia ashtu edhe SHBA-ja thonë se shohin mundësi të mëdha ekonomike nëse mund të normalizojnë marrëdhëniet e tyre, të cilat kanë arritur pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë. Ky njoftim vjen pas takimit takimit historik mes Trump dhe Putin në Alaskë të premten e javës së kaluar, ku dy liderët shprehën së ishte një takim pozitiv. Top Channel