“I Believe the Portrait Saved Me” konkurron në dy kategori në Festivalin e Sarajevës

“I Believe the Portrait Saved Me” konkurron në dy kategori në Festivalin e Sarajevës

Filmi i shkurtër me skenar dhe regji nga Alban Muja, “Mua besoj më shpëtoi portreti” (I Believe the Portrait Saved Me), pati premierën rajonale në Festivalin e Sarajevës, ku konkuroi në seksionin zyrtar për Zemrën e Sarajevës në kategorinë e filmave dokumentarë, si dhe në kategorinë European Short. Krahas kineastëve të tjerë rajonalë dhe ndërkombëtarë, regjisori Alban Muja dhe producenti Edon Rizvanolli iu përgjigjën pyetjeve të publikut pas shfaqjes së filmit në të dyja kategoritë. Nominimi i filmit në dy kategori të ndryshme përbën një rast të rrallë dhe të veçantë, i cili u prit me krenari nga ekipi i filmit dhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës, duke theksuar rëndësinë dhe cilësinë e prodhimeve kinematografike nga Kosova në arenën ndërkombëtare./KultPlus.com