Projekte të reja të ‘The Beatles Anthology’ do të publikohen këtë vjeshtë

Projekte të reja të ‘The Beatles Anthology’ do të publikohen këtë vjeshtë

Fansat e “The Beatles” do të kenë arsye për t’u gëzuar; këtë vjeshtë vijnë përmbajtje të reja nga grupi legjendar, në ekran, në muzikë dhe në botime, sipas AP. Sipas një njoftimi zyrtar, “The Beatles Anthology” do të rikthehet “në formën e tij përfundimtare”. Dokumentari muzikor i vitit 1995, që tregon udhëtimin e grupit nga ditët në Liverpool deri te fama botërore, është restauruar e remasterizuar dhe do të ketë edhe një episod të nëntë. Ky do të publikohet në “Disney” më 26 nëntor. Episodi i ri përfshin pamje prapaskenash të Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr gjatë viteve 1994-1995, ndërsa punonin për serinë dhe reflektonin mbi jetën e tyre si ” The Beatles”. Giles Martin, djali i producentit legjendar George Martin, ka krijuar...