Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vllaznia e nis me fitore spektakolare ndaj kampionëve të Egnatias
Vllaznia e nis në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri futbollistik, duke mposhtur me rezultatin 2-0 skuadrën kampione në fuqi, Egnatian, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Me këtë fitore, kuqeblutë dërgojnë një mesazh të qartë se do të jenë sërish pretendentë për kreun. Shkodranët e zhbllokuan ndeshjen herët, në minutën e 19-të, kur pas një goditjeje nga këndi, Gurishta goditi saktë me kokë në shtyllën e dytë, duke mposhtur portierin kundërshtar. Në minutën e 34-t, pas ndërhyrjes së VAR-it, u akordua një penallti për Vllazninë, por Balaj nuk arriti ta shndërrojë në gol, duke humbur shansin për të dyfishuar. Pjesa e dytë nisi sërish me dominim të vendasve. Në minutat e para pas një goditjeje dënimi, Bajrami përfitoi nga hapësirat në...