Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja makabre e 36-vjeçares nga bashkëshorti në Greqi! E kaluara e errët e autorit, i dënuar më parë si pjesë e një organizate kriminale
Autoritetet greke vijojnë kërkimet intensive për kapjen e Pandeli Nakolecit, ndërtuesit 40-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen brutale të gruas së tij 36-vjeçare në Volos të Greqisë, përpara syve të katër fëmijëve të tyre. Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa detaje të reja po dalin në dritë për të shkuarën kriminale dhe historikun psikologjik të autorit. E kaluara e errët kriminale dhe probleme mendore Sipas një deklarate zyrtare të policisë greke, autori ka një të kaluar të ngarkuar kriminale dhe historik të problemeve të shëndetit mendor: • 2013: Arrestuar për falsifikim dokumentesh dhe hyrje të paligjshme në Greqi• 2018: Dënuar me 1 vit burg për deklarata të rreme.• 2019: Arrestuar dy herë për posedim droge.• 2020: Dënuar me 4.5 vite burg për pjesëmarrje në...