Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trump paralajmëron: Mund të dërgojmë ushtrinë në Chicago dhe New York
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar hapur kryebashkiaken e Uashingtonit, Muriel Bowser, duke i thënë se “duhet ta kalojë këtë”, përndryshe nuk do të mbajë gjatë postin. Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Zyrën Ovale, Trump deklaroi gjithashtu se planifikon të dërgojë ushtrinë në qytete të tjera të kontrolluara nga demokratët, përfshirë Çikagon dhe Nju Jorkun. “Ishte e rrezikshme në Uashington,” tha ai. “Ishte e tmerrshme dhe kryebashkiakja Bowser më mirë të marrë veten, përndryshe nuk do të jetë më gjatë kryetare, sepse ne kemi marrë përsipër bashkë me qeverinë federale të menaxhojmë qytetin ashtu siç duhet.” Javën e kaluar, Trump pretendoi se kriminaliteti në kryeqytetin federal kishte dalë jashtë kontrollit dhe urdhëroi dislokimin e Gardës Kombëtare dhe agjentëve federalë...