Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nga marrëdhëniet seksuale te fekondimi, a mund të lindë një fëmijë në hapësirë? Ja çfarë thotë shkenca
Deri më sot, lindja në hapësirë ka mbetur thjesht një temë e fantashkencës. Asnjë qenie e gjallë nuk ka lindur jashtë Tokës, pavarësisht misioneve të shumta hapësinore në Hënë apo në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). NASA nuk e diskuton hapur temën e seksit në hapësirë dhe astronautet marrin pilula për të ndalur ciklin menstrual. Me planet dhe programet e eksplorimit dhe kolonizimin e Marsit, lind pyetja nëse njerëzit mund të riprodhohen në hapësirë. Udhëtimi në Mars zgjat 7-9 muaj dhe kthimi në Tokë për të lindur fëmijë do të ishte i pamundur. Shkencëtarët po studiojnë ndikimin e mikrogravitetit dhe rrezatimeve në riprodhim, por të dhënat janë të pakta – asnjë gjitar nuk është riprodhuar ndonjëherë jashtë Tokës. Akti seksual në mikrogravitet është i vështirë për...