Aksident i rëndë mes një autobusi dhe një kamioni në Nju Jork, ende nuk dihet numri i viktimave

Aksident i rëndë mes një autobusi dhe një kamioni në Nju Jork, ende nuk dihet numri i viktimave

Një aksident ku u përfshi një autobus dhe një kamion në shtetin e Nju Jorkut mbylli të gjitha korsitë e autostradës I-90 në Pembroke. Agjenci të shumta reagimi ndaj emergjencave janë dërguar në vendngjarje, përfshirë helikopterë. Aksidenti ndodhi pranë qytetit Pembroke, rreth 48 km nga qyteti i Buffalos. Ekipet e reagimit ndaj emergjencave janë në vendngjarje, por autoritetet thanë se janë kërkuar ambulanca shtesë dhe mbështetje mjekësore. Një zëdhënës i policisë është në rrugë drejt vendit të aksidentit për të ndarë detajet me publikun dhe median. Top Channel