“Ende s’kemi institucione legjitime”/ Kriza politike në Kosovë, reagon eksperti: Politika, nën presion diplomatik

“Ende s’kemi institucione legjitime”/ Kriza politike në Kosovë, reagon eksperti: Politika, nën presion diplomatik

Vendet e QUINT-it i kanë bërë thirrje Qeverisë në detyrë dhe partive politike në Kosovë të përmbahen nga “ndërmarrja e hapave të mëtejshëm” për pengimin e regjistrimit të partive të komunitetit pakicë për zgjedhjet e ardhshme lokale, një ditë pasi partisë më të madhe të serbëve në vend iu mohua certifikimi. Drizan Shala, ekspert sigurie në Kosovë në një intervistë televizive, tha mbrëmjen e sotme se gjëndja në Kosovë është e agravuar në sistemin politik dhe se nuk ka interes nacional për të adresuar nevojën imediate të krijimit të institucioneve. “Jemi nën presion të ashpër diplomatik. Çertifikimi i subjektit politik të Listës Serbe, është vetëm në fazën e parë. Lista serbe ka dhe një mbështetje të ambasadorëve të Quintit në Kosovë. Nuk ka interes nacional...