Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dhuratë për datëlindje, kjo këngë e Dua Lipës kap 1 miliard shikime në Youtube
Showbiz E Premte, 22 Gusht 2025 20:47 Sot Dua Lipa ka 30-vjetorin e lindjes, dhe një dhuratë e ka marrë nga Youtube. Hiti “Levitating” vazhdon të ngjitet në majat e suksesit. Videoja ka kaluar tashmë shifrën e një miliard shikimeve në YouTube. Sipas të dhënave të 2025-ës, ky hit është renditur si kënga e nëntë më e madhe e shekullit në Hot 100. Ky është klipi i tretë i artistes me origjinë shqiptare që arrin këtë sukses, pas “New Rules” (2017) dhe “No Lie”.