Dosja e errët e Daniel Shimës: grindje dashurie apo tentativë për eliminim?

Dosja e errët e Daniel Shimës: grindje dashurie apo tentativë për eliminim?

Kthimi në shtëpi i Daniel Shimës, ish-numrit dy të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, nuk solli qetësi. Përkundrazi, arsyetimi i tij banal – se ishte larguar për një zënkë me të dashurën – ndezi edhe më shumë dyshimet se zhdukja e tij lidhet me botën e errët të tenderave miliona euro që kontrollojnë “peshat e rënda” të politikës shqiptare. Një mesazh i vetëm, i shkruar prej tij përpara se të humbiste pa gjurmë për gati 10 orë, mjaftoi për të tronditur opinionin publik: “Po më arrestojnë”. Një SMS që tingëllon më shumë si një thirrje SOS për shpëtimin e jetës, sesa një mesazh i irrituar pas një sherret të dashurie. Për disa, ky ishte momenti kur Shima po paralajmëronte fundin e tij: një trup...