Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
DASH kontroll më shumë se 55 milionë mbajtës vizash, Rubio: Numri në rritje rrezikon jetën amerikane
Autoritetet amerikane do të kontrollojnë më shumë se 55 milionë mbajtës vizash për të parë nëse kanë shkelur kushtet e qëndrimit të tyre në SHBA. “Vizat do të revokohen nëse ka prova të pranisë së paligjshme, aktivitetit kriminal, kërcënimit për sigurinë publike, pjesëmarrjes në çdo formë aktiviteti terrorist ose ofrimit të mbështetjes për një organizatë terroriste”, tha një zyrtar. Mbajtësit e vizave do t’i nënshtrohen “kontrollit të vazhdueshëm”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Associated Press. Njoftimi i fundit erdhi pasi Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se Shtetet e Bashkuara do të ngrinin menjëherë lëshimin e vizave të punës për shoferët e kamionëve. “Duke filluar nga e para, po pezullojmë të gjitha lëshimet e vizave të punëtorëve për shoferët e kamionëve komercialë....