Zjarret nga një grup kriminal/ Shiu nuk mjafton! Rikthehen flakët në Finiq, rrezikojnë banesat

Zjarret nga një grup kriminal/ Shiu nuk mjafton! Rikthehen flakët në Finiq, rrezikojnë banesat

Edhe pse reshjet e shiut gjatë natës kanë ndihmuar në shuarjen e zjarreve, një vatër e re zjarri është shfaqur këtë të premte ndërmjet fshatrave Dermish dhe Rumanxa në bashkinë Finiq. Kjo vatër e re përbën rrezik për banorët pasi flakvt kanë drejtim për nga fshati Rumanxa. Ministria e Mbrojtjes ka nisur dy helikopterë në orët e pasdites në Selenicë dhe në Finiq për shuarjen e flakëve, ndërkohë që në njoftimin e saj thuhet se këto zjarre jo vetëm janë të qëllimshme, por prapa tyre qëndron një grup kriminal referuar vatrave të zjarrit që u ndezën papritur në fshatrat Dukat, Drashovicë dhe Vajzë. “Tipologjia dhe kronologjia e këtyre vatrave krijojnë bindjen e arsyeshme se kemi të bëjmë jo vetëm me zjarrvënie të qëllimshme, por me...