Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U kap me kokainë, historia e vajzës së Eli Farës, që u prangos edhe 5 vite më parë se ndihmoi dy trafikantë
Ronxhensa Kapurani, e njohur me emrin Marina Fara, ka rënë në prangat e policisë dy ditë më parë. Vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, është arrestuar në Vorë, ku sipas policisë, posedonte një sasi kokaine. Mësohet se 39-vjeçares, i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike. “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan -R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine”, njoftoi policia. Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që Marina Fara ka probleme me drejtësinë. Në vitin 2020, ajo u la në masën detyrim paraqitje nga Prokuroria, pasi u përfshi në përgjime gjatë një operacioni policor ku u arrestuan dhjetëra persona. Asokohe, policia ushtroi kontroll në banesën e...