Estonia e gatshme të dërgojë trupa paqeruajtës ne Ukrainë, Rutte: Garanci të forta që Rusia të mos tentojë kurrë të sulmojë përsëri

Estonia e gatshme të dërgojë trupa paqeruajtës ne Ukrainë, Rutte: Garanci të forta që Rusia të mos tentojë kurrë të sulmojë përsëri

Estonia është gati të marrë pjesë në një operacion paqeruajtës në Ukrainë duke dërguar një batalion, tha sot kryeministri i vendit baltik, Kristian Michal, gjatë një konference për shtyp me homologun e tij finlandez në Talin. Michal nuk tha se sa ushtarë do të përfshijë batalioni. Aleatët e NATO-s dhe Ukraina po punojnë së bashku për të siguruar që garancitë e sigurisë për Ukrainën të jenë në një nivel aq të fortë sa Rusia nuk do të përpiqet kurrë të sulmojë përsëri, tha të martën shefi i NATO-s, Mark Rutte, duke shtuar se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara do të bashkohen në ofrimin e këtyre garancive. Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik, Keir Starmer kanë mbështetur vendosjen e trupave në një zgjidhje pas luftës...