BIRN: Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

BIRN: Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

Administrata publike pritet që t’i nënshtrohet një riorganizimi që do të bazohet mbi rregulla të reja të funksionimit dhe llogaridhënies, bazuar në një nismë të re ligjore të propozuar nga ministri i shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni. Propozimet e dispozitave të reja ligjore në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, publikuar në platformën e konsultimeve publike, sjellin një sërë ndryshimesh strukturore që prekin arkitekturën e administratës dhe përfshijnë rregulla të detajuara mbi organizimin dhe funksionimin e saj. Drafti parashikon një rikonceptim të sistemit institucional, vendosjen e një sistemi të unifikuar mbikëqyrjeje dhe llogaridhënieje, zhvendosjen e nivelit të përgjegjësisë vendimmarrëse tek drejtoritë bashkë me delegimin e kompetencave si dhe forcimin e rolit të Departamentit të Administratës Publike si autoritet mbikëqyrës. Qëllimet...