Vrau 32-vjeçarin për një kanal vaditës në Divjakë, lihet në burg autori i dyshuar

Vrau 32-vjeçarin për një kanal vaditës në Divjakë, lihet në burg autori i dyshuar

Viktima dhe autori në Gjykatë DIVJAKË- Gjykata e Fierit ka caktuar këtë të premte masën e sigurisë "arrest me burg" për Xhesion Toromeni, autori i dyshuar për vrasjen e 32-vjeçarit Besmir Kumria në Divjakë, tre ditë më parë. Xheison Toromeni akuzohet për “vrasje me paramendim” dhe “mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Togat e zeza kanë vlerësuar të ligjshëm arrestimin e e tij, ndërsa ky i fundit ka deklaruar para hetuesve se viktima i kishte dhunuar babanë tre vite më parë për një kanal uji. Sipas tij, kur e kishte parë Besmir Kumrinë nuk kishte duruar dot dhe është futur në lokal për ta goditur në shenjë hakmarrje ndaj dhunimit të të atit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 19 gushtit në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku...