Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“PS është problem më vete”/ Shpërthen juristi: Rama mund të largojë të gjithë me përjashtim të Ballukut, Spiropalit…
Kreshnik Spahiu tha sot në një intervistë televizive se kryeministri Edi Rama pritet të ndryshojë të paktën 90% të kabinetit të tij qeveritar dhe vetëm 2-3 ministra mund të shpëtojnë dhe të ruajnë portofolet e tyre, ndërsa do të zgjedhë ministra teknokratë për të arritur synimin e integrimit në BE. Juristi shpjegoi se ndryshe nga PD-ja që është antagoniste, Partia Socialiste prodhon opozitë brenda vetes dhe çështje në situata krizash të ndryshme dhe sidomos kur ka problematika me drejtësinë, duke mos kursyer as figura drejtuese. Dhe kjo është strategji e kryeministrit Edi Rama, që tani ka vetëm dy halle kryesore politike, atë me ndërkombëtarët për integrimin dhe drejtësinë që i ka shenjëstruar kabinetin qeveritar. “Ajo që ndodh me PS është problem më vete. Sa herë...