Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Faleminderit që s’e njihni Kosovën!” Trump kërkon kokën e tij, por Vuçiç telefonon Maduron
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Venezuela, Nikolas Maduro. Kjo vjen në një kohë kur administrata amerikane e presidentit Donald Trump vendosi një shpërblim të majmë për arrestimin e tij, duke e konsideruar një kërcënim për sigurinë kombëtare. Vuçiç e konsideron Maduron një mik të madh të Serbisë dhe nënvizon se bisedoi me të për sfidat aktuale globale dhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh. “Serbia e vlerëson shumë mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme të Venezuelës kur bëhet fjalë për ruajtjen e integritetit tonë territorial dhe mosnjohjen e pavarësisë së shpallur njëanshëm të Kosovës”, shkruan Vuçiç në një deklaratë. Nuk dihet nëse ky zhvillim do të ndikojë marrëdhëniet mes Beogradit dhe Uashingtonit.