Blushi: Shqipëria është Republikë Tregtare, po largohet me shpejtësi dhe kokëfortësi nga konfliktet me komshinjtë

Blushi: Shqipëria është Republikë Tregtare, po largohet me shpejtësi dhe kokëfortësi nga konfliktet me komshinjtë

Nga Ben Blushi ÇFARË REPUBLIKE ËSHTË SHQIPËRIA SOT Ballkani ka vetëm republika parlamentare,por ato nuk janë të gjitha njëlloj. Serbia është një Republikë Ushtarake. Ajo kërkon vazhdimisht konflikt. Dikur Serbia ka qenë një Republikë Fshatare dhe kjo është një nga arsyet pse serbët nuk u konvertuan në Islam. Gjatë pushtimit osman shumica e fshatarëve serbë ishin mbarështruesit kryesorë të derrave në Europë dhe nëse do konvertoheshin duhet të linin punën sepse Kurani e ndalon mishin e derrit. Nuk e njoh serbishten por besoj se ky popull ka më pak arsye se cdo popull të shajë popujt e tjerë o derr, sepse ata kanë fituar shumë nga kjo kafshë e dashur. Ndërkaq Kosova është një Republikë Romantike. Ajo ende nuk ka një qëllim ekonomik,por ka vetëm...