Lavrov: Putin nuk do të takohet me Zelenskyn nëse nuk pranon kërkesat e Moskës

Lavrov: Putin nuk do të takohet me Zelenskyn nëse nuk pranon kërkesat e Moskës

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk do të kaohet me Volodymir Zelenskyn deri sa ky i fundit t’i përulet kërkesve të Moskës. Në një intervistë për NBC News, Lavrov theksoi se presidentit ukrainas i ishin paraqitur “disa parime të nevojshme për paqen”, por kishte thënë “jo për gjithçka”. “Putin është gati të takohet me Zelenskyn kur axhenda të jetë gati për një samit, dhe kjo axhendë nuk është aspak gati. Kur Presidenti Trump solli… këto çështje në takimin në Uashington, ishte shumë e qartë për të gjithë se ka disa parime që Uashingtoni beson se duhet të pranohen, duke përfshirë mosanëtarësimin në NATO, duke përfshirë diskutimin e çështjeve territoriale, dhe Zelensky tha jo për gjithçka. Ai madje...