Sulmi ndaj gjyqtarit Demiri/ Këlliçi denoncon Ramën: Po bën shantazh dhe presion mbi sistemin gjyqësor

Sulmi ndaj gjyqtarit Demiri/ Këlliçi denoncon Ramën: Po bën shantazh dhe presion mbi sistemin gjyqësor

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi shprehet se Edi Rama po vendos autokracinë si normalitet të ri në Shqipëri. Ai theksoi se sulmi publik ndaj gjyqtarit Klarent Demiri është një akt i qëllimshëm për të intimiduar sistemin e drejtësisë dhe për ta mbajtur atë nën kontrollin e tij personal. Këlliçi shtoi se kjo nuk është një çështje e thjeshtë gjyqësore, por një fushatë kërcënimi dhe shantazhi ndaj gjyqtarëve që guxojnë të mos i binden “vizionit” shkatërrues të Ramës, duke goditur direkt themelet e shtetit të së drejtës dhe penguar integrimin europian të Shqipërisë. Postimi: Autokracia si “normalitet” i ri i Edi Ramës! Edi Rama, kryeministri që e ka kthyer arrogancën në politikë shtetërore, ka sulmuar sot publikisht gjyqtarin e rradhës, Klarent Demiri, duke...