Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
VIDEO/ Braçe denoncon bllokimin e korsisë së emergjencës në Tiranë: Duhet rimenduar zgjidhja
Deputeti socialist, por më së shumti opozitar Erion Braçe vijon denoncimin publik të problematikave sociale dhe shëndetësore që prekin qytetarët e kryeqytetit. Ditën e sotme ai ka bërë një video-postim të shoqëruar me mesazh për çështjen e korsive të emergjencës, kryesisht asaj për autobusët, ambulancat, policinë, taksitë, zjarrfikësit, në zonëne Unazës në Tiranë. Teksa udhëton me mjet ai filmon edhe situatën, ku autobusi urban ndodhet në korsinë e mjeteve të tjera, sepse ajo e dedikuar për të është e zënë. Braçe denoncon se korsia në fjalë zihet kryesisht nga shërbimet që ndodhen pranë rrugës, ku ka avokatë, noterë, subjekte tregtare të ndryshme apo lokale. Por edhe pse ka orare për veprime dhe furnizime, ata përsëri kryejnë shkeljet. Postimi i plotë Në Unazë, duke vëzhguar korsinë...