Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Administrata Trump vijon luftën ndaj imigracionit të paligjshëm, SHBA do të kontrollojë 55 milionë viza amerikane për shkelje
Autoritetet amerikane do të kontrollojnë më shumë se 55 milionë mbajtës vizash për të parë nëse kanë shkelur kushtet e qëndrimit të tyre në SHBA. “Vizat do të revokohen nëse ka prova të pranisë së paligjshme, aktivitetit kriminal, kërcënimit për sigurinë publike, pjesëmarrjes në çdo formë aktiviteti terrorist ose ofrimit të mbështetjes për një organizatë terroriste”, tha një zyrtar. Mbajtësit e vizave do t’i nënshtrohen “kontrollit të vazhdueshëm”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Associated Press. Njoftimi i fundit erdhi pasi Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se Shtetet e Bashkuara do të ngrinin menjëherë lëshimin e vizave të punës për shoferët e kamionëve. “Numri në rritje rrezikon jetën amerikane dhe dëmton jetesën e shoferëve amerikanë të kamionëve”, shkroi Rubio në X të...