“Qëllimi ynë përfundimtar është zgjidhja me dy shtete”, Merz: Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive për negociatat

“Qëllimi ynë përfundimtar është zgjidhja me dy shtete”, Merz: Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive për negociatat

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të minonte çdo përpjekje për të arritur një zgjidhje të negociuar me Izraelin që do të çonte në krijimin e dy shteteve. “Një zgjidhje e negociuar që do të çonte në krijimin e dy shteteve mbetet qëllimi ynë, edhe nëse sot duket e largët. Njohja e Palestinës ka më shumë të ngjarë të vijë në fund të një procesi të tillë dhe vendime të tilla tani do të ishin mjaft kundërproduktive”, tha zëdhënësi gjatë një konference për shtyp. Vende të tilla si Australia, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kanadaja kanë thënë së fundmi se do të njihnin një shtet palestinez në kushte...