Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike
Qeveria synon të ndryshojë arkitekturën e administratës publike përmes një nisme ligjore, që sipas ekspertëve të shoqërisë civile mbart disa problematika që mund të sjellin cënim të autonomisë apo rritje të mëtejshme të politizimit. Administrata publike pritet që t’i nënshtrohet një riorganizimi që do të bazohet mbi rregulla të reja të funksionimit dhe llogaridhënies, bazuar në një nismë të re ligjore të propozuar nga ministri i shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni. Propozimet e dispozitave të reja ligjore në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, publikuar në platformën e konsultimeve publike, sjellin një sërë ndryshimesh strukturore që prekin arkitekturën e administratës dhe përfshijnë rregulla të detajuara mbi organizimin dhe funksionimin e saj. Drafti parashikon një rikonceptim të sistemit institucional, vendosjen e...