Konfirmohet zyrtarisht uria në Gaza – fëmijët po paguajnë çmimin më të lartë

Konfirmohet zyrtarisht uria në Gaza – fëmijët po paguajnë çmimin më të lartë

Për herë të parë është konfirmuar zyrtarisht prania e urisë në qytetin e Gazës dhe zonat përreth, sipas një organi të sigurisë ushqimore të mbështetur nga OKB-ja. Raporti paralajmëron se mbi 500 mijë persona po përballen me “uri, varfëri dhe vdekje”, ndërsa kushtet katastrofike pritet të përhapen më tej muajin e ardhshëm. “Fëmijët po paguajnë çmimin më të lartë të këtij konflikti,” tha një punonjëse palestineze e ndihmave, e cila jeton në Gaza me dy djemtë e saj. Ajo shtoi se të vegjlit “nuk hanë mëngjes dhe u merren mendtë nga uria”. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e cilësoi situatën “një dështim të vetë njerëzimit” dhe kërkoi akses të pakufizuar humanitar në territor. Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Izraelit e hodhi poshtë raportin,...