SHBA heq nga lista e sanksioneve Nebojsha Kariqin dhe kompaninë e familjes së tij të lidhur me Lukashenkon

SHBA heq nga lista e sanksioneve Nebojsha Kariqin dhe kompaninë e familjes së tij të lidhur me Lukashenkon

Departamenti amerikan i Thesarit ka hequr nga lista e sanksioneve kompaninë Dana Holdings Limited (Dana Holdings), të regjistruar në Qipro dhe e lidhur me familjen serbe Kariq, e njohur për mbështetjen e saj ndaj regjimit të Sllobodan Millosheviçit gjatë viteve ’90. Nga lista është hequr gjithashtu edhe Nebojsha Kariq, shtetas serb dhe qipriot, djali i biznesmenit serb Bogolub Kariç, i cili sipas autoriteteve amerikane kishte rol kyç në kompaninë në fjalë. Perandoria ndërtimore e familjes Kariq ishte futur në listën e zezë në vitin 2021, si pjesë e zgjerimit të sanksioneve kundër Bjellorusisë, duke përfshirë entitete dhe persona që, sipas SHBA-së, përfitonin ose mbanin gjallë regjimin e Aleksandar Lukashenkos në dëm të popullit bjellorus. Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) pranë Departamentit amerikan të Thesarit kishte...