Berisha ‘trondit’ PD-në, rikthen 9 të përjashtuarit në parlamentin e ri (Emrat)

Berisha ‘trondit’ PD-në, rikthen 9 të përjashtuarit në parlamentin e ri (Emrat)

Jozefina Topalli do të rikthehet në shtator në parlament, pas një shkëputjeje 8 vjeçare. Pas një karriere të gjatë, përfshirë edhe postin e kryeparlamentares më jetëgjatë në 35 vite demokraci, Topallit iu ndërpre karriera parlamentare në vitin 2017 nga Lulzim Basha, asokohe kryetar i PD-së. Me rikthimin e Berishës në krye të partisë, edhe ajo rikthehet si ligjvënëse. Bashkë me të, lideri demokrat ka sjellë përsëri në Kuvend 8 figura, të mënjanuar gjatë epokës së Bashës, mes të cilëve Gent Strazimiri, Igli Cara, Klevis Balliu dhe Ledina Alolli. Mes demokratëve që rikthehen në Parlament janë edhe 3 ish deputetë që i dorëzuan mandatet për të kandiduar për kryetarë bashkie: Luçiano Boçi dhe Belind Kellici që i humbën betejat e tyre, dhe Bardh Spahia, që fitoi...