Lojtari që mund t’i bashkohet Shqipërisë refuzon të rinovojë kontratën, klubi i Bundesligës e dërgon në ekipin e dytë

Lojtari që mund t’i bashkohet Shqipërisë refuzon të rinovojë kontratën, klubi i Bundesligës e dërgon në ekipin e dytë

Nelson Weiper-i po përjeton një moment të vështirë në karrierën e tij. Sulmuesi 20-vjeçar ka refuzuar të zgjasë kontratën e tij me Mainz-in, çka nuk është pritur mirë nga klubi gjerman. Skuadra e Bundesligës ka vendosur të hakmerret, duke e dërguar lojtarin të luajë me ekipin e dytë. Sezonin e shkuar Weiper-i shënoi 3 gola në elitën e futbollit gjerman, si dhe është nga lojtarët e spikatur në ekipin kombëtar Gjermani U21. Ndërkohë, shtatlarti i sulmit është kontaktuar edhe nga FSHF-ja për t’ju bashkuar Shqipërisë, duke qenë se nëna e tij është shqiptare. Vetë Weiper-i nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u veshur kuqezi, teksa së fundmi ka pranuar edhe për mediat gjermane se filluar të mësojë edhe gjuhën shqipe. Mbetet për t’u parë...