Kuvendi i dalë nga 11 Maji, Berisha rikthen 9 figura politike

Kuvendi i dalë nga 11 Maji, Berisha rikthen 9 figura politike

pas pushimeve verore, në shtator rinis punën Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 11 Majit. Në një kohë që ende nuk dihet sesi do të jetë qeveria e re, PD do të rikthehet me disa figura të vjetra. Jozefina Topalli do të rikthehet në shtator pas një shkëputjeje 8 vjeçare. Pas një karriere të gjatë, përfshirë edhe postin e kryeparlamentares më jetëgjatë në 35 vite demokraci, Topallit iu ndërpre karriera parlamentare në vitin 2017 nga Lulzim Basha, asokohe kryetar i PD-së. Po ashtu rikthmin do të kemi edhe të figurave si: Gent Strazimiri, Igli Cara, Klevis Balliu dhe Ledina Alolli. Mes demokratëve që rikthehen në Parlament janë edhe 3 ish-deputetë që i dorëzuan mandatet për të kandiduar për kryetarë bashkie: Luçiano Boçi dhe Belind Këllici...