Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ekstazia “pushton” lokalet e natës, rritje alarmante e sekuestrimit të saj në 6 muaj
Një drogë që dikur konsiderohej si e rrallë në tregun shqiptar, ekstazia, po njeh një rritje shqetësuese në përhapje, veçanërisht në kryeqytet. Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Tiranës për 6 mujorin e parë të vitit 2025 janë sekuestruar afro 222 gram ekstazi, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ku u sekuestruan vetëm 4.6 gram. “Lënda narkotike e llojit ekstazi është substanca që më së shumti kryesisht në lokalet e natës nga moshat e reja. Kjo gjë është vërejtur gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti, nga operacionet që ka kryer në terren Antidroga e Tiranës”. Kjo substancë është më e lirë se kokaina, por për shkak të efektit stimulues dhe shpërndarjes më të lehtë, po fiton...